Një makinë ka përfunduar në lumin Drino mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dy persona, burrë e grua që ndodheshin në mjet, të cilët vinin nga Greqia.
Saakq, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, pasi ishte i përgjumur dhe më pas ka përfunduar në lumë. Ndërsa dy bashkëshortët janë hedhur përpara se makina të binte në lumë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 07:20 . Ndërsa automjeti tip “Ford” po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës.
Policia në vengjarje po punon për të nxjerrë nga lumi makinën.