Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit e disa prej vendeve më të zhvilluara të botës nuk janë në dijeni për terma të rëndësishme apo informacione bazike rreth shtetit të tyre.
Studimi i kryer nga Ipsos MORI vlerësoi perceptimin e 22.133 njerëzve në mbarë botën që kanë të bëjnë me tema të cilat zhvillohen në vendin e tyre.
Subjektet përfshinin shkallën e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, vdekjet si rezultat i terrorizmit, adoleshentë shtatzënë, të burgosurit e lindur jashtë vendit dhe çështjet shëndetësore siç janë vaksinat dhe diabeti.
Çështje e tjera të përfshira në intervista përfshinin besimin fetar, konsumin e sheqerit dhe alkoolit dhe përqindjen e njerëzve që përdorin Facebook dhe smartphones.
Rezultatet treguan se njerëzit në pothuajse të gjitha 38 vendet që morën pjesë në studim ishin injorantë për temat e lartpërmendura, por disa ishin vërtet keq.
Të dhënat e përpiluara treguan se skandinavët ishin shumë të informuar për atë që po ndodhte brenda dhe jashtë vendit, si në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, ky krjo e fundit mbante vendin e parë në vendet skandinave.
Ndërsa, ana tjetër e studimit na tregon se tre vendet e fundit mbaheshin nga Filipinet, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Britania e Madhe u rendit e nënta në saktësinë e përgjigjeve, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, më pas në gjashtëmbëdhjetëshen përfshihej Rusia, Gjermania dhe Kina.
Ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në rezultatet e këtij studimi që nga versioni i 2016-ës.
Në atë kohë, India ishte vendi me popullsinë më injorante, ndërsa Holanda konsiderohej të ishte më pak e paditur.
Në vitin 2017, India u ngrit në katër vende ndërsa Holanda kishte pësuar një rrëshqitje me 19 vende.
Individët që morën pjesë në studim ishin të moshës ndërmjet 16 dhe 64 vjeç, me intervistat që ndodhën midis 28 shtatorit dhe 19 tetorit 2017.