Loading...

Legjenda e futbollit shqiptar që ndryshoi rregullin e UEFA-s, aplikohet edhe sot

46 vite më parë në Shkodër luhej ndeshja finale për Kupën e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Besës, një ndeshje në dukje pa ndonjë rëndësi të veçantë jashtë kufijve, por që mbart një historik të veçantë.

Fundi i kësaj finaleje mbart në vetvete edhe një ndryshim rrënjësor në futbollin evropian që doli pikërisht nga ky takim.

Takimi i parë në Kavajë kishte përfunduar 2-0 për vendësit dhe po aq përfundoi edhe ndeshja e kthimit në Shkodër. Vendësit arritën të kthenin gjithçka falë dy penalltive të kthyera në gol nga Ramazan Rragami.

Kështu, takimi shkoi në shtesë dhe më pas sërish te pika e bardhë e 11-metërshave. Për Vllazninë, te pika e bardhë u afrua për pesë herë radhazi sërish Ramazan Rragami, duke shënuar që të pesta goditjet e bëra. Ndërsa nga ana tjetër, kavajasit arritën të shënonin vetëm tri penallti me Nimet Merhorin, pasi e fundit nuk u gjuajt fare (për shkak e nuk vlente më) sepse njëra prej tyre ishte pritur mjeshtërisht nga ish-legjenda e portës kuqeblu, Paulin Ndoja.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në futbollin botëror që një lojtar të gjuante të gjitha penalltitë (atëherë nuk ekzistonte rregulli që një lojtar duhet të gjuajë vetëm një penallti) dhe ky fakt bëri aq bujë, sa UEFA vendosi të ndryshojë rregullin e gjuajtjes së penalltive nga i njëjti person.

Para vitit 1972, nëse ndeshja u besohej penalltive nga barazimi në minutat e rregullta, rregullorja e deriatëhershme përcaktonte që 5 penalltitë e ekipit të gjuhen vetëm nga një lojtar. Ishte Rragami me saktësinë e tij që u bë shkak i ndryshimi të këtij rregulli.

Instancat më të larta të futbollit vendosën që gjuajtjet nga pika e bardhë të ekzekutohen nga 5 lojtarë, përkatësisht një gjuajtje-një lojtar.

Kuptohet që fjala është vetëm për penalltitë pas kohës së rregullt.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com