Nje dite me pare, ne media qarkulloi deklarata e avokatit Neshat Fana, qe mbron Andi Tomen, ish drejtorin e ARRSH, i cili tha se gjate arrestimit nga policia ne Elbasan, ishte terrorizuar familja e biznesmeneve qe akuzohen per abuzim me tenderat e rruges Gjinar-Elbasan.
Sot, mesohet se Agron dhe Kujtim Hysa, firma e të cilëve ka kryer punimet e rrugës, e kanë pasur mjaft të vështirë praninë në sallën e gjyqit. Kjo, pasi gjatë arrestimit të tyre mbrëmjen e së enjtes, nëna e tyre ka ndërruar jetë po atë natë.
Sipas avokatit të tyre mbrojtës, një gjë e tillë ka ardhur për shkak se e moshuara ka pasuar tronditje nga kontrolli i befasishëm në banesë. Avokati mbrojtës i vëllezërve Hysa, Rafik Gurra, me këtë argument kërkoi përjashtimin e prokurores nga çështja e rrugës Elbasan-Gjinar.
“Gjatë arrestimit, vëllezërve Hysa u ka vdekur nëna nga tronditja. Kush mban përgjegjë- si për këtë, kush e dha këtë urdhër diktatorial”, ka deklaruar Gurra. Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” shpk, akuzohet për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.
E njëjta akuzë dhe për vëllain e tij, Kujtim Hysa. Një akuzë e tillë është ngritur dhe për Rezarta Bokçiu, administrator e shoqërisë “Arifaj” shpk, firmë e cila gjithashtu ka punuar në projektin e rrugës Elbasan-Gjinar.