Dita e djeshme solli përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nga era e fortë pati dhe dëme të konsiderueshme.
E diela solli kthjellime në të gjithë vendin, të cilat duket se do të vazhdojnë për të paktën dhe dy ose tri ditët e ardhshme.
Kjo pasi, sipas meterologëve java që vjen do të sjellë “surpriza” sërish.
Në një lidhje telefonike për News24, sinoptikania Tanja Porja, tha se e shtuna e ardhshme do të jetë sërish problematike.
Ajo tha se i gjithë muaji shkurt do të jetë i tillë, me reshje e vranësira, të cilat do të jenë prezente në gjithë kohën.
Ndërkohë, përsa i përket temperaturave, ato do të kenë një luhatje të vazhdueshme me deri në 3 gradë, rënie ose ngritje.