Loading...

Tronditen themelet e qeverisë greke, 1 milion qytetarë në protestë për emrin Maqedoni

Ditën e sotme në Athinë, në sheshin Sintagma, po zhvillohet protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë.

Pritet të marrin pjesë mbi 1 milion persona në Athinë.

Mbi 1 500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme të Greqisë, nga Selaniku deri në Kretë.

Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare, sa kaq prezencën e tyre e kanë konfirmuar opozitarja Demokracia e Re dhe lideri i saj Kiriakos Micotakis.

Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës. Ndërkohë grupi anarkist Ruvikonas ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjak”.

Qeveria greke zyrtarisht ka konfirmuar se Kotzias gjatë javës ka pasur kërcënime edhe përmes telefonit. Ministri i Mbrojtës Civile, Nikos Toskas kërcënimet ndaj shefit të diplomacisë i ka vlerësuar si rrezik serioz.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com