Loading...

‘Lajmëroni o çuna’,burrë e grua rrezikojnë të mbyten në Vlorë

Imazhe të frikshme janë ato që vijnë nga Selenica e Vlorës ku burrë e grua persona janë në mes të rrugës së përmbytur dhe kërkojnë ndihmë për të shpëtuar. Ka qenë rrjedha e lumit Shushicë e cila ka rrëmbyer furgonin duke e mbuluar në pak sekonda.

Dy personat që udhëtonin në furgon kanë dalë nga automjeti dhe qëndrojnë mbi çati, në pritje të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv dëgjohet gruaja e cila bën thirrje për ndihmë. “Lajmëroni o çuna” është thirrja e saj drejtuar banorëve të tjerë të cilët kanë mbërritur për t’u ardhur në ndihmë.

Furgoni ndodhet plotësisht i mbuluar nga uji. Mësohet se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për t’u ardhur në ndihmë dy personave të cilët prej një ore ndodhen mbi furgon të bllokuar nga lumi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AfxILYW9XvM]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com