Skandali i kompanisë amerikane të skanimit Rapiscan, e cila është nën hetim në SHBA për një ryshfet prej 120 milionë euro që i ka dhënë ish-kryeministrit në Shqipëri duket se do të shpërthejë shumë shpejt.
Kryeprokurorja Arta Marku me sa duket është shumë e vendosur për t’u shkuar në fund këtyre hetimeve, Berisha ka vendosur të marrë masa.
Të shtunën në mbrëmje, burime të sigurta saktësojnë se janë parë të hyjnë në shtëpinë e Sali Berishës dy nga avokatët më të njohur tij, Neshat Fana dhe Genc Gjokutaj. Të cilët pa frikë mund të quhen dhe avokatët e familjes. Ata kanë pasur dosje në duar dhe te hyrja e banesës së Sali Berisha ka dalë dhe i ka pritur vajza e tij Argita Berisha-Malltezi.
Çka do të thotë se aty nuk është vetëm si vajza e preferuar e ish kryeministrit shqiptar, por dhe se do të jetë dhe studio e saj ligjore që do të jetë në prapavijë për të mbrojtur babain e saj ish kryeministër. Prej të cilit kanë përfituar miliona e miliona dollarë dhe euro bashkë me vëllain e saj budalla Shkelzen Berisha, që po mbahet nën monitorim se mos bën ndonjë gafë dhe i hedh në erë të gjithë.
Mësohet se dy avokatetët Fana dhe Gjokutaj kanë hyrë në shtëpinë e Berishës në orën 18.35 minuta dhe deri në orën 21.45 minuta kur burimi ynë është larguar nga ambientet afër shtëpisë së Sali Berishës, ata nuk kanë dalë. Çka do të thotë se situata është shumë serioze, pasi hetimi i kësaj çështje, ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë në një shumë prej 120 milionë dollarë, ndërkohë që humbja për shtetin shqiptarë është 250 milionë dollarë, ka startuar dhe në SHBA.
Bëhet me dije se pritet të nisë së shpejti dhe në Shqipëri, duke bërë që Berisha të marrë masa jo vetëm që të pajtojë avokatët më të mirë të tij Neshat Fanën e Genc Gjokutajn, si dhe duke pasur mbështetje vajzën Argita dhe rrethin e saj shoqëror deri tek Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, të fillojnë konsultimet për mbrojtjen ligjore të mundshme. Duket se tashmë burgu është shumë afër se Berisha është rrethuar në të gjitha anët. Ndaj kishte dalë nga binarët gjatë gjithë kësaj kohe.