Nuk arriti tia dalë Gabe Marshall, 9 vjeç, që ishte i sëmurë me tumor në tru, luftoi me të edhe familja e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Historia e tij u bë publike pasi i ati, pas operacionit në kokë të të birit, bëri tatuazh të njëjtën gjurmë që kishte lënë operacioni në kokën e Gabes. Fotoja e babait me të birin, bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.
Familja i dha dje lamtumirën heroit të vogël. “Shembulli im, miku im më i mirë” shkroi babai i tij në një postim të gjatë në facebook. “Ditët e fundit po vuante, më thoshte se nuk mundej më. Dhe unë isha dakord me të”.
Babai në vitin 2016 pikturoi tatuazhin në kokën e tij me të njëjtën gjurmë si I biri. Një riprodhim që Josh, 28 vjec nga Kansasi, e bëri që fëmija I tij të rriste besimin te vetja. Ishte e vështirë ti shpjegoje se ajo shenjë në kokë ishte një simbol fitoreje.
“Gabriel është tetë vjec dhe e vetmja gjë që sheh është një shenjë që fëmijët e tjerë nuk e kanë, madje edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga operacioni, ai akoma nuk arrin ta kuptojë” kishte deklaruar Josh. Por nuk ishte më i vetmi që e kishte. E kishte tashmë edhe babai i tij. Foto e postuar në rrjetet sociale bëri xhiron e botës. Operacioni në kokë megjithatë nuk arriti ta shpëtojë: gjashtë muaj më vonë, tumori u kthye në tru dhe Gabe nuk arriti të mbijetojë.