Më shumë se 60 mijë pjesë të rrënojave të qytetërimit Maja përfshirë piramida, pallate, rrugë me kalldrëm, janë zbuluar nën gjethet e xhunglës në Guatemalë. Ky konsiderohet si një zbulim i jashtëzakonshëm.
Hulumtuesit përdorën teknologjinë lazer për të parë nën kulm pyjor në Peten veriore, një zonë afër qyteteve Maja.
Zbulimi sugjeron se Amerika Qendrore mbështeti një qytetërim që ishte, në kulmin e saj 1.500 vjet më parë, më i avancuar sesa kulturat e lashta greke dhe kineze.
Peisazhi mund të ketë qenë shtëpia e rreth 15 milionë individëve dhe muret e shumta mbrojtëse, kështjellat dhe fortesta tregojnë se lufta ka qenë e pranishme përgjatë gjithë ekzistencës së tyre jo vetëm në fund.
Duke përdorur teknologhjinë avancuar studiuesit arritën që të prodhonin harta tri dimensionale të sipërfaqes përdorur dritën në formën e lazerit të pulsuar të lidhur me një sistem GPS.
Kjo teknikë i lejoi kërkuesit të përshkruanin përmasat e asaj që ata e përshkruajnë si dhjetra qytete Maya të zbuluara rishtazi, që kanë qëndruar nën gjete të xhungëlës për shekuj, pasi u braktisën nga banorët e tyre origjinale.
https://youtu.be/g9Lq8aMgmdU