Loading...

Atentati ndaj Devi Kasmit, zbulohet shuma zyrtare marramendëse që mori greku për vrasjen

Ditën e djeshme policia e Tiranës në një konferencë për mediat njoftoi se ka vënë në pranga 4 persona, mes tyre edhe një shtetas grek si autorët e dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë.

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues në Artë të Greqisë, u arrestua nga blutë e Tiranës si ekzekutori i 41-vjeçarit Devi Kasmi mbi trupin e të cilit zbrazi 5 plumba.

Ai u konsiderua nga policia si vrasës me pagesë dhe një ditë pas arrestimit të tyre, news 24 njofton se është shpërblyer me një shumë prej 25 mijë eurosh për vrasjen  Devi Kasmit.

Po ashtu, mësohet se vrasësi grek kishte ardhur në Shqipëri para dy muajsh dhe një javë para se ta ekzekutonte kishte ndjekur viktimën dhe kishte studiuar të gjitha lëvizjet e tij.

Më herët Efthymiou Efthymious ka punuar si punonjës i forcave speciale policore greke. Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitit 1992 deri 2012 kur është përjashtuar nga kjo strukturë pasi është konstatuar se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com