Një 22-vjeçare, nënë e një fëmijë, është gjetur e vdekur në tarracën e shtëpisë së saj, ndërsa prej ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit dhe miqtë.
Për viktimën, e identifikuar si Hollie Horton nga Pembrokkeshire, me një fytyrë “engjëllore”, nuk ka asnjë detaj rreth vdekjes së saj, ndërsa të afërmit kanë ngritur akuza se policia po e kalon shumë kollaj këtë histori, ndërsa vetë ata dyshojnë për shkaqet e vërteta të vdekjes.
Ndërkohë mediat britanike kanë bërë publike dhe postimin e fundit të bërë prej saj në rrjetin social Facebook, ku bukuroshja kishte psotuar dy foto me filtra të Snapchat-it, me imazhet e një engjëlli.
“Natën e mirë botë, po largohem”, ishin fjalët që ajo kishte zgjedhur si diçiturë të këtyre pamjeve.