Ky material eshte pergatitur nga Arshi Ramo.
E vërteta e Irë. Në shumë shekuj i do Radhima të ardhurit por edhe ata që vinë e duan
detin, ajrin tonë, dheun tonë, edhe krushqitë tona. E duan Radhimën. Ne duam të ikin por ata
nuk ikin e duan qytetin Radhimë .
“Qyteti. E ndiej e shoh qytetin mbi Nufër dhe ndënë Shënagjergj dhe njerzit e shumtë do
të pinë ujë dëbore i ardhur nga përsipër kurse buka është grur e ardhur nga poshtë nga
fushat e gjëra më tutje.Selvia më atë anë të Xixës po u tha në majë e kalon, po u tha në rrënjë
ripërtrihet por po u godit në mes e mori në zemër dhe njerzit do ti shpëtojnë malet por prapë
do të kthehen te pellgu i Zi që gurgullon ujë dhe në buzë të detit me dallgë shumë.”(Çoban
Babai)
E vërteta e II të.Radhima është një vënd banim shumë i vjetër dhe është më përpara
Trojës, Babilonit dhe Ploçës por hajde mbushi mëndjen Dukatit 1200 vjeçar dhe Tragjasit
600 vjeçar. Sa për Sofën, Erihoin, Gjyratin dhe Shënjanin presëm bisedime.
E vërteta e III të. Eshtë një kufi shpirtëror Radhima. Një i pari ynë Asllan u fali çujet dhe
velënxat jabanxhinjve dhe vetë me fëmijët e tij dimëroi duke u ngrohur në vatër dhe në anë të
zjarrit. Kurse Brahim Sihati dha djalin e tij Qaniun për tu pushkatuar në vënd të një djalit të
vetëm Jaja Pulo. Edhe robërit italianë në vitin 1943 i mbajtim dy dhe tre për dere. Kudo në
çdo mëhallë në çdo derë ka diçka bashkësie,dhëmbshurie, durimi dhe lëshese, diçka e tillë,
një mëndje e ndritur dhe një shpirt i gjërë.
E vërteta e IV-të. Në Radhimë djali merr çupën e bukur dhe të ndershme. Vajza merr
jetesën dhe krahët e fortë. Po kërkoi dhëndërri pjesë tek vjerri i pasur aty fillon evgjitëria dhe
po kërkuan nipërit pjesë sdo kishte më mbiemër mashkullor, rracë dhe mëhallë.
E vërteta e V të. Radhima ngarkesën e mba mbi shpatulla. Gratë fëmijët i ngrenë kaç dhe
bucelat me ujë i ngrenë me tërkuzë. Burrat dashin dhe dyfekun i hedhin mbi supet.Kanë
shumë mushka samarjare por rrotën, rrukullisjen dhe tragën e qerres nuk e njohin.
Radhimjotët nuk e duan shumë baltën, buallin dhe vallton por më shumë duan gurin,
sorkadhen dhe shtigjet. Ata duan shumë shtigjet në male, meandret e lumit dhe dallgët e
egëra në det. I duan të gjithë por më shumë njeri tjetrin. Radhimjotët i duan kthesat dhe
këngën labe, kazmën dhe pushkën dhe ata duan për ti pushtuar lartësinë e mëndjes dhe të
punës dhe kanë dëshirë ta harrijnë gjithë botën si njerës të mirë në mes të njerëzisë. Radhima
ime mba mbi shpatulla të gjitha kalimet dhe të gjithë njerëzinë në botë.
E vërteta e VI të. Radhima ka një kufi verior në një varr të para bërë në Shashicë, varri
Mehmet Halil tek gorricë e tharë. Mandej zbret një përrua më tej Kishës Jonufër. Kurse
kufiri përrua vris është kufi Begotare dhe as një herë musha fshaçe. Mushaja është shumë
tutje në një luftë për disa shekuj me Kaninën. Në jugë Radhima ndahet me Tragjasin tek një
varr i parabërë nga Miftar Musai dhe plus një kërrabë vënd më tutje. Nuk kemi pasur as një
grindje me Tragjasin. Në lindje rjedhja e ujrave malore, maja e Telave dhe maja Asllan
(Mazhar) dhe pa as nje grindje me Mazharin dhe Lapardhanë. Në perëndim ndan deti ose
3001m. në pikat Ramec Zhapovel. Diku përtej derdhjes Izvuar kalon me toka Hasan Imeti dhe
Musa Kolunçi dhe për këto toka Musai ka nxjerrë edhe koburen por edhe tani se kush e
ngatërron atë zonë. Tek ura, Xhezo Ilazi kalon t’hu lumit ,ndoshta pjesë vjerre, por nuk ka
patur ngatërresa. Kurse Sazani është i Dukatit dhe një pjesë e Shashicës është e Radhimës.
Në kufitë kush ka blerë tokë ose kush ka marrë tokë p. sh. Abas Gega quhet i Dukat dhe Dino
Limua quhet nga Radhima.Edhe historikisht kemi pasur shqetësime nga të tjerët për tokën
,nga mendjemadhësia e Kaninës dhe persona të dukatë.
E vërteta e VII të. Radhima është tipik në botë që ka shumë musha..Këto toka të ardhura
nga komuniteti primitiv ose të dhuruara nga njerës të mirë kishës, xhamisë ose bashkëjetesës
është turp dhe gjynah dhe me zakon shumë e ndaluar që të ndahen si toka shteti. Komunizmi
inaçi dhe demokracia borgjeze nuk duhet ti ngacmojë këto toka të shënjta p. sh, Ramecin.
Edhe po u shit lekët i merr fshati për të bërë xhaden, kishën, xhaminë dhe një urë në det. Në
100 shtëpi në Radhimë kam edhe unë pjesë në të përbashkën dhe në nderin e lartë të fshatit
tim. Këtu ka pjesë edhe fëmija në bark të nënës si një ekonomi e ardhur brez pas brezi. Sa
qeveri do të vinë nuk mund të ndajnë mushatë e fshatit se duhet të ishin ndarë që shekuj më
parë. Kjo qeveri nuk është më e mirë nga ato qeveri që kanë kaluar dhe nuk është më e keqe
se ato që do të vinë. Qeveritë venë dhe vinë kurse mushatë e fshatit dhe Radhima mbeten në
vënd.
E vërteta e VIII te. Ku ta gjejmë të popullohet dëndur ky vënd i mbarë. Në vijën Radhimë
– Orikum për pesëdhjet vjet arriti popullata nga 500 në 15.000 vetë. Ky popullim erdhi në
disa dallgë dhe për disa arsye.U krijua një fermë Derri, u krijua Baza Ushtarake, u krijua
një ferme Rinia dhe në 10 vjeçarin e fundit sulm për të mbërthyer Buze Detin. Ne 50 vjet që
do vinë te tjere , shpresohet për një popullim 50.000 – 100.000 banorë si Vend Turistik.
Dhëntë zoti dhe kështu u bëftë.
E vërteta e IX te. Jonufra – Xhon Nufri – De Radhoi – Gjithmonë duhet të administrohen
në Orikum, si pozicion vëndi, si histori e lashtë, si sedër e njerzëve të mirë. Ka efkoli të
zgjërohet rruga, të udhëtohet me skaf dhe me det dhe Jonufra kundrejtimin dhe përparimin e
ka në jugë. Nuk ka punë Kanina me Jonufrën edhe italianët edhe gjermanët edhe rusët postbllokun
e vunë në Kala. Çdo mendim që Radhima ti kalojë Vlorës nuk është i drejtë. Radhima
historikisht, shpirtërisht, ekonomikisht, me krushqi dhe rracë është me Dukatin dhe
Tragjasin. Dhe e ka për turp të shitet nga Orikumi për në Vlorë. Kohët ndryshojnë kurse
Jonufra, Petruna, Sazani dhe Bishti i Gjuhës janë të Krahinës Dukat.