Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 02.02.2018, në fshatin Kaninë është konstatuar se gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.Y..
Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.