Ka vrarë veten djali i madh i udhëheqësit revolucionar kubanes Fidel Kastro, Fidel Kastro Diaz-Balart në moshën 68-vjeçare.
Fidel Kastro Diaz-Balart, apo ndryshe i njohur si “Fidelito” për shkak të ngjashmërisë me të atin, kishte muaj që kurohej për depresion në një klinikë.
“Fidelito” i lindur më 1949 ishte një fizikant bërthamor shumë gjuhësh që studioi në ish-Bashkimin Sovjetik dhe kishte një profil të lartë në publik, ndryshe nga fëmijët e tjerë të Fidel Kastros.
Media lokale “Cubadebate” lajmëroi mëngjesin e sotëm:
Kastro Diaz-Balart, i cili vuante nga depresioni i thellë ka bërë vetëvrasje këtë mëngjes.”