Loading...

Ku janë ‘Peshqit’? Ambasadori Donald Lu i shkon në zyrë kryeministrit Rama

Ambasadori Donald Lu ka shkuar sot në Kryeministri, aty ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Nuk dihet ende asnjë informacion më tepër për këtë takim, por kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuara para Kryeministrisë.

Ky takim vjen dy ditë pasi ambasadori Lu beri nje deklarate te forte, teksa i kerkonte llogari Politikanëve, policëve dhe prokurorëve se ku jane rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

DEKLARATA E LU

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com