Loading...

Nje ish-minister ne prag te arrestimit

Një ish-ministër por që ka mbajtur edhe postin e zv.kryeministrit është një nga personat e përfshirë në hetimet për korrupsion, të kryera nga prokuroria për investimet në Rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm të paktën 50 milion euro.

Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit në qeverinë “Rama 1”, ish-ministër Ekonomie dhe zv.kryeministër në qeverinë “Berisha 2”, është hetuar, dhe prokuroria pas përfundimit të hetimeve dhe arrestimit të dy ish-drejtorëve të përgjithshëm të rrugëve dhe shumë zyrtarëve të tjerë pritet të përfundojë vlerësimin për përfshirjen e ish-ministrit, i cili drejtoi transportet për katër vjet, në kohën kur ARRSH drejtohej nga Dashamir Xhika.

Burime zyrtare thanë se ish-ministri i LSI-së, sot deputet i kësaj partie, është nën hetim edhe për disa tendera dhe investime të tjera të kryera nga institucioni që ai ka drejtuar.

Dje në orët e vona të mbrëmjes, prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet për dy ish-drejtorë të rrugëve dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët kanë qënë në shumicën e tyre vartës të Edmond Haxhinastos dhe disa të tjerë njihen nga njerëzit e Lulzim Bashës në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Transporteve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com