Loading...

Këshilltari i Erdogan ashpërson gjuhën me Greqinë: Ia presim këmbët edhe Tsipras nëse…

Turqia e Greqia prej kohësh kanë pasur mosmarrëveshje për ishuj në detin Egje. Disa ditë më parë, marina turke ndaloi ministrin e Brendshëm grek të shkelte në ishujt e Karadakut, pasi ai kishte ardhur për të nderuar pjesëtarët e flotës greke që u vranë në vitin 1996.

Kryekëshilltari i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur tensionin duke ashpërsuar gjuhën e tij ndaj grekëve. Madje mediat greke e kanë marrë si një provokim për një konfrontim ushtarak.

I ftuar në televizonin turk TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj.

“T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, tha Bulut.

Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-3ZBnsdt5a4]

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com