Opozita sot ishte shume e shqetësuar sot në seancën plenare. Aq shumë binte në sy ky fakt, saqë e treguan edhe duke bllokuar foltoren që askush të mos hapte gojë në parlament.
Por, është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë pse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishin aq agresivë në seancën parlamentare të ditës së sotme.
E vërteta është se ky agresion nuk ka ardhur si pasojë e ekstradimit të Nazer Seitajt, as për tekstet shkollore apo përjashtimi i kryetarit të grupit të PD, Edmond Spaho, që opozita shfaqi si pretendime teksa bllokoi foltoren.
Opozita ishte e shqetësuar sepse sot në orën 10:00 Shkëlzen Berisha duhet të paraqitej në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për super aferën e ÇEZ, pas kërkesës së para pak ditëve që organi akuzës lëshoi ndaj tij.
Por, edhe pse nuk dihen arsyet, ajo që dihet është se Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur sot pranë Prokurorisë për të dëshmuar për këtë aferë.
Me siguri, të mësuar edhe më parë me truqet dhe hilet e përdorura nga Basha dhe të pranuar nga anëtari i gjykatës kushtetuese që dje dha dorëheqjen nga frika e vettingut, edhe Shkëlzeni sot me gjasë do të nxjerrë të njëjtin justifikim për t’i bërë bisht drejtësisë. Pra, njëlloj siç ishte ‘i sëmurë’ Basha kur u akuzuar për vjedhjen e mbi 230 milionë eurosh në rrugën e Kombit.
Kjo shpjegon edhe arsyen pse opozita dhe Sali Berisha ishin në atë gjendje që ishin.
Megjithatë, një gjë është e sigurtë; pavarsisht se sot Shkëlzen Berisha, njëlloj si Basha dje nuk paraqitet në Prokurori dhe tenton t’i bëjë bisht drejtësisë me pretekstin se është sëmurë duke dorëzuar raporte mjekësore, ai nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë. Ai do të duhet të shkojë me hir apo me pahir në Prokurori për të dëshmuar sepse ajo që ka ndodhur nuk harrohet kurrësesi nuk mund të falet.