Loading...

Vendos armën në ballin e saj dhe e përdhunon në sy të…

Një adoleshent, i cili përdhunoi një vajzë të re nën kërcënimin e armës në shtëpinë e saj, është burgosur për 15 vjet.

Aquib Ahmed, 19 vjeç, trokiti në dritaren e shtëpisë së viktimës së tij në orët e para të 1 prillit të vitit të kaluar, u tha në gjykatë.

Kur ajo hapi dritaren pa Ahmed-in, atëherë 18 vjeç, i cili u fut në banesë, i vuri armën në kokë babait të viktimës së tij, duke i thënë atij të shkonte dhe të shtrihej në shtratin e tij.

Gjykata Sheffield Crown Court në South Yorks, dëgjoi se i riu pasi neutralizoi babait e vajzës duke e çuar atë në dhomën e tij të gjumit, Ahmed-i pastaj vendosi armën në ballin e saj dhe e përdhunoi.

Aquib-Ahmed-678765

Pasi Ahmed-i përdhunoi 25-vjeçaren, ai u largua për tek bashkëpunëtori i tij, i cili po priste pas një xhamie.

Ahmed u largua dhe miku i tij – atëherë vetëm 15 vjeç – e përdhunoi të renë pas xhamisë.

Gjykata tha se i riu, emri i të cilit nuk është publikuar, e çoi më pas vajzën në një rrugicë ku e përdhunoi për herë të dytë.

Prokurori tha: “Kur ai mbaroi me të, i tha asaj të shkonte në shtëpi”.

Vajza e re u përdhunua edhe njëherë nga Ahmed-i, i cili para se të largohej i tha: “Mos i thoni policisë, sepse nëse bëni, do të kthehem për të të hedhur trutë në erë”.

Vajza tha tha se krimi kishte shkatërruar marrëdhënien e saj me të atin e nuk mund t’i besonte më meshkujve.

Ahmed-i dhe djali tjetër u deklaruan fajtorë për akuzat e përdhunimit dhe posedimit të një arme zjarri.

I pandehuri i dytë, tani 16 vjeç, u burgos për gjashtë vjet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com