Loading...

Drogë me vlerë 4 milionë euro në thasët me oriz, kapet shqiptari

Policia greke ka sekuestruar mbi 400 kilogramë marijuanë e ngarkuar në një kamion dhe ka vënë në pranga një 38-vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek, 30 vjeç. Nëse nuk do të ishte përdorur ndihma e qenit antidrogë “Rocky”, ndoshta policia nuk do të kishte zbuluar sasinë e madhe të lëndës narkotike. Kjo pasi autorët e kishin fshehur atë në thasë me oriz.

Droga u kap Athinë e magazinuar, gati për transport. Sipas policisë greke, lënda narkotike do të transportohej me dokumente false tregtare dhe ishte e fshehur në disa thasë me oriz. Mësohet se droga kishte destinacion Holandën.

Sipas mediave greke, kjo linjë ka trafikuar mbi 1 ton marijuanë në Holandë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Policia ka sekuestruar drogën me vlerë 4 milionë euro, një pajisje përpunimi, si dhe 10 000 euro cash. Prej 1 janarit policia greke ka intensifikuar goditjet ndaj drogës pasi e ka quajtur 2018 si “Viti kundër drogës”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com