Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Një makinë tip Opel Korsa me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Sead Bajrami 25 vjeç nga Kopliku.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shtoj i ri, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.