Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë Devi Kasmi. Një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve, person me precedent kriminalë, por ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja.
Gazetari Artan Hoxha, në rubrikën “Opinion” në “News24”, thotë se kjo vrasje nuk është vijim i hasmërisë që bënin grupet e vjetra të Tiranës.
“Viti 2017 ka qenë rekord për numrin e ulët të vrasjeve, ndërsa viti 2018 është një vit me trend të lartë të numrit të vrasjeve, dhe të tipit mafioz. Vrasja e fundit në Tiranë është vazhdimi i një situatë e cila u përsërit jo më larg se në 14 janar, ku u vra Emiljano Boçi, dhe u plagos shoku i tij. Edhe pse kanë kaluar kaq ditë, ngjarja është ende pa autor.
Ngjarja e ditëve të fundit ku gjeti vdekjen Devi Kasmi, të lë të kuptosh se viktimat janë kthyer në vendin tonë nga vendet e tjera ku jetonin. Persona që dyshohet se ushtronin një aktivitetet kriminal të shpërndarjes së drogave jashtë vendit. Aktivitetin e tyre e ushtrojnë jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri kanë familjet, apo vijnë bëjnë investime.
Ngjarja e fundit ka patur jehonë në media, pasi emri i tij lidhet me ngjarjen ku mbeti i vrarë Franc Konomi, ngjarje pa autor. Për fat të keq, vrasja e Devi Kasmit përveç kësaj lidhje sipërfaqësore me rastin e Franc Konomit, dhe serialit të vrasjeve të tjera në Tiranë kryesisht në përpjekje për të sunduar kontrollin e territor dhe tregut të lëndëve narkotike. Por nuk ka të bëjë, nuk është vijim i hasmërisë që bënin grupet e vjetra të Tiranës. Grupet e vjetra të Tiranës kanë një tjetër fizionomi dhe ato dalë nga dalë janë shuar”, shprehet Artan Hoxha.
Gazetari u shpreh ne emision se si ishte e mundur qe policia doli menjehere ne konkluzionin se pse kishte ndodhur vrasja dhe nxorrri menjehere nje emer?