Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është kërcënuar pas denoncimit që bëri disa ditë më parë, për peshkarexhat që lëvizin pa GPS.
Fakti është bërë publik nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë dhënë në emisionin “Arena” në “Ora News”.
Gjatë bisedës me gazetarët, Kryemadhi zbuloi se ish-ministri ka marrë një telefonatë kërcënuese. Kryetarja e LSI nuk ka dhënë detaje me emra se kush ishin kërcënuesit, por shtoi se kjo është klima e qeverisë aktuale që kërcënon edhe njerëz me imunitet dhe jo më qytetarët.