Një vit pasi janë larguar nga Shtëpia e Bardhë, Michelle Obama ka dhënë një intervistë televizive. Është intervista e parë pas-presidenciale në programin e Ellen De Generis, që do të shfaqet nesër, por ndërkaq një pjesë e publikuar sot, Michelle ka zbuluar që çasti i shkëmbimit të dhuratave që u duk i çuditshëm, me të vërtetë ishte i tillë.
“Ka shumë protokoll”, ka shpjeguar Michelle. “Është si një vizitë shtetërore, ata të thonë që do bësh këtë, do qëndrosh atje. Nul flitet për të marrë dhuratë dhe una isha si e ngrirë. Çfarë duhet të bëj me këtë dhuratë? Dhe të gjithë avulluan, askush nuk erdhi të ma merrte kutinë nga dora. Po mendoja ‘Do e bëjmë foton me këtë?’ Dhe pastaj burri im na shpëtoi. Ai, ma mori kutinë dhe e çoi brenda. Por të gjithë u zhdukën. Nuk kishte staf, asnjë. Unë vetëm mendoja, çfarë të bëj me kutinë?”
Me që ra fjala, çfarë është më interesantja, Michelle ka zbuluar që në atë pako kishte një korinizë shumë të bukur, siç tha ajo. Tani e dimë…