Dalja e Saimir Tahirit para drejtësisë është vënë kusht për hapjen e negociatave, për anëtarësimin e Shqiperise në BE. Ishte ish-Kryeministri Sali Berisha që e tha këtë mbrëmjen e sotme në “ABC News”.
“A do ta nxjerrim Shqipërinë nga ky spiral i tmerrshëm? Duhet largimi i qeverisë së Edi Ramës. Kur qeveria tejkalon çdo vijë të kuqe, kur Kryeministri nuk ngurron të marrë përsipër se është ai arkitekti i narkoshtetit dhe nuk është Saimir Tahiri. Kur e mbron do të thotë se je vetë i implikuar. Nëse ti mbron një ministër për të cilin gjermanët thonë se është direkt i implikuar, për të cilin ambasadori amerikan në Vjenë thotë se është i implikuar. Për të cilin, po jua them këtu se s’ka asnjë sekret, na e kanë thënë disa, që ne e kemi kusht kryesor për hapjen e negociatave”.
Vangjeli: Individi është kusht për hapjen e negociatave?
Berisha: Po, për Saimir Tahirin po. Janë jo një, por disa që e thonë.