U mèrzita mbrèm me plakèn
Se s”mè dha lek nga pensioni
Ika dhe derèn e plasa
Dhe asaj ju ngre tensioni
Jam nè hall se jam pa punè
Sado qè punèn se dua
Ndaj dhe plaka èshtè nè hall
Njè e dy ziet me mua
Se unè dua lek pèr kafe
Dhe tè blej ndonjè baket
Se sa pèr hashashin s”dua
Kam akoma qè nga vjet
Ç”ti them plakès nuk e di
Unè i lutem po s”lèshon
Nga qè nuk dègjon dhe mirè
Del bèrtet dhe nè ballkon
Nuk tè jap asnjè kacidhe
Mè bèrtet qé nga ballkoni
Unè i themè qè futu brenda
Se po na dègjon gjitoni
Ajo vazhdon njè avaz
Nuk pushon e bèn kastile
Dhe mè thotè qè le cigaren
Se s”na dalin pèr ushqime
Dhe njè ditè u nevrikosa
Dhe i thash plakès dy fjal
Kur s”mè jep asnjè kacidhe
Kot thua qè mè ke djal
Fjalèt e mia goditèn
U prek plaka derdhi lot
S”dha e s”mori zbèrtheu qesen
Pezjeçen ma dha tè plot
Plaka ka pension tè mirè
Se ka punu doktoresh
Po si dalin ka tè drejt
I prish unè i çoj pèr lesh