Loading...

U nisën drejt spitalit sepse ishte gati të lindte, gjatë rrugës ndodhi tragjedia

Një tragjedi tepër mizore ka shokuar qytetin e Skowhegan në shtetin amerikan Maine dhe jo vetëm. Kjo është historia dramatike e Desiree Strout, një gruaje të re 27 vjeçe, e cila ishte gati të lindte fëmijën e saj të tretë. Ajo kishte një lindje të planifikuar dhe po shkonte në spital me burrin e saj dhe vajzën 8-vjeçare.

Për fat të keq, Desiree nuk arriti dot kurrë në spital. Makina me të cilën të tre po udhëtonin u përfshi në një aksident automobilistik të frikshëm. Sipas asaj që shkruajnë gazetat lokale, të tre ishin 4 km larg spitalit.

Sipas hetimeve makina, si pasojë e akullit që ishte në rrugë, doli jashtë kontrollit.

Makina doli nga rruga, u rrotullua dhe përfundoi në një pellg të ngrirë.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë.

“Ne e nxorrën gruan nga makina në gjendje të rëndë”, shpjegon David Bucknam, kreu i departamentit të policisë në Skowhegan. Por e reja Desiree vdiq në ambulance. Mjekët arritën të sillnin në jetë fëmijën që ajo mbante në bark.

Me prerje cezariane lindi Gage Arthur Ëeeks, por foshnja e seksit djalë ishte në gjendje kritike dhe në fund zemra e tij e vogël ndaloi rrahjet.

Familja lëshoi një deklaratë duke thënë se janë “shumë të trishtuar për të ndarë lajmin se Gage i vogël e la këtë botë për të kaluar përjetësisht në krahët e nënës”.

Babai u shtrua në spital me një çarje të mëlçisë dhe një vrimë në mushkëri.

Vajza 8-vjeçare, nga ana tjetër, pësoi vetëm lëndime të lehta.

Ndërkohë, është hapur një faqe për të mbledhur fonde për shpenzimet e funeralit dhe spitalit që arritën 20.000 dollarë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com