Loading...

DEA amerikane ka vënë në përgjim të gjitha shtëpitë e Ilir Metës

Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë të LSI-së janë vënë në përgjim nga DEA amerikane që pas shpalljen në kërkim të Klement Balilit. Në mënyrë që të arrihej te “Eskobari i Ballkanit”, në të gjitha banesat e zyrtarëve të LSI-së thuhet se janë vendosur përgjues.

Duke qënë se Klemend Balili, ka qënë një zyrtar i lartë i Rrugëve si përfaqësues i LSI por dhe financues i LSI, menjëherë pas arratisjes së tij, “radarët” e DEA-s amerikane dhe organeve ligjzbatuese shqiptare vunë nën survejim dhe më pas nën përgjim 24 në 24 orë të gjitha shtëpitë e Ilir Metës. Vunë nën përgjim Ilir Metën, asokohe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por dhe Monika Kryemadhin bashkëshorten e tij.

Gjithë skema për ti survejuar dhe përgjuar ka qënë në funksion të gjetjes së vendndodhjes së supertrafikantit të drogës njëherësh zyrtar i lartë dhe financues i LSI Klemend Balili. Madje u vunë nën survejim dhe banesat e nënkryetarit të LSI Luan Rama, të nënkryetarit tjetër të LSI Petrit Vasili si dhe shtëpia e ministrit të Drejtësisë së asaj kohe si përfaqësues i LSI Ylli Manjani. Këtij të fundit iu vu nën survejim dhe shtëpia në Tiranë, ajo në Durrës dhe shtëpia e falur nga Klemend Balili në Sarandë.

“Pamfleti.com” asokohe e publikoi i pari dhe i vetmi lajmin, duke treguar me fakte se survejimi i banesave të Ilir Metës në Tiranë dhe Lalz dhe survejimi i banesave të bashkëpuntorëve të tij ishte bërë nga DEA amerikane e antidrogës dhe organet ligjzbatuese shqiptare, për llogari të luftës kundër trafikut të drogërave të rënda të nisura nga pala greke, amerikane dhe ajo shqiptare me pikë përqëndrimi ndalimin e supertrafikantit të drogës Klemend Balili. Madje “Pamfleti.com” shkruajti asokohe se ishin vënë nën përgjim dhe Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe bashkëpuntorët e tyre në funksion të arrestimit të Klemend Balilit.

“Zarat” e Metës e kundërshtuan një lajm të tillë madje nuk munguan dhe deklaratat kërcënuese, ndërkohë që vetëm disa ditë më pas ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Metës dhe njeriu që e kishte nxjerrë shpeshherë nga halli i dekonspirimit të abuzimeve dhe krimeve që kishte bërë, ish deputeti Spartak Braho ai që hodhi akuza të rënda se është survejuar dhe përgjuar kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Pra pranoi se ishte survejuar dhe përgjuar.

Pikërisht këtu filloi krisja e madhe e Metës me Ramën dhe mbështetësit e tij, pasi mendonte se DEA amerikane dhe organet ligjzbatuese kishin informacione për skandalet e Ilir Metës, të Monikës që nuk ishin thjeshtë të aferave korruptive, të lëvizjes së drogës por dhe afera seksuale. Dhe frika e Metës ka qënë dhe është gjithnjë që pjesë e survejimit dhe të përgjimit ka qënë Saimir Tahiri. Duke e cilësuar një konspiracion mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Edi Rama.

Nuk e ka pohuar asokohe asnjëherë Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi një gjë të tillë, por intensifikimi i sulmeve ndaj kryeministrit Rama që kur ishin në bashkëqeverisje, tani me doza tepër të larta, si dhe ambasadorit Donald Lu tregojnë se pikërisht ky ka qënë dhe ngërçi i marrëdhënieve mes tyre. Por vetëm një natë më parë në një emision në “report-tv” Monika Kryemadhi e tha qartë dhe saktë se Meta dhe ministrat e LSI kanë qënë të përgjuar nga Rama përmes Tahirit. Por pa pranuar që “violinë e parë” e survejimit dhe përgjimit ka qënë DEA amerikane e antidrogës.

“Mund të them që ministrat e LSI kanë qenë të survejuar në mënyrë permanente nga segmentet e Ministrisë së Brendshme të Tahirit. Çdo ministër është përgjuar në mënyrë permanente në zyra, në makinë, kudo, në institucione. Mos të flasim pastaj për zhveshjen e kompetencave të ministrive. Drejtorët e Përgjithshëm të LSI thirrini, kanë qenë 4 vjet në survejim, në përndjekje të jashtëzakonshme, jo vetëm nëpërmjet telefonatave, por edhe ambienteve familjare. Këto janë faktike. Po të shkoni sot të kërkoni në Ministrinë e Brendshme nëse nuk i kanë djegur, do të shikoni file të tëra, zbardhje bisedash jo vetëm të ministrave të LSI, por edhe të deputetëve dhe ndonjë elementi tjetër”, thotë bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, njëherësh dhe kryetare e LSI Monika Kryemadhi. Që shkon dhe më tej teksa thotë që “Sigurisht. Është përgjuar dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. As nuk ka dyshim për këtë. Përderisa çdo gjë ishte ne efiçencë të plotë. Duke qenë se ministrat e LSI kanë qenë të survejuar dhe duke qenë se e kanë pasur me sinqeritet, gabime kanë sigurisht, se nuk ka njeri pa gabime. Të jeni të bindur se zhveshja e institucioneve që drejtoheshin nga LSI, qoftë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Integrimit, Ministria e Transporteve, etj, janë ministri të cilat u zhveshën dhe u zvogëluan buxhetet e tyre dhe u administruar të gjitha në Kryeministri në godinën e madhe”.

Monika dhe Meta e kanë të qartë se kush i ka vënë nën survejim për lidhjet me trafikantët më të mëdhenj të drogës, krimit të organizuar, vrasës me pagesë dhe përdhunues. Duke filluar që nga Almir Rrapi, ish sekretari i Metës në MPJ që u arrestua nga amerikanët dhe pasiu mori statusin e të penduarit zbërtheu tërë skemën e krimit në Shqipëri, me lider krimi Ilir Metën. Duke vijuar me Klemend Balilin supertrafikantin e drogës dhe zyrtar trë lartë të LSI dhe bëma të tjera të Monikës dhe Ilirit që nuk ka burg që i shplan dot. Dhe të gjitha këto prova dhe fakte janë sjellë nga FBI dhe organet ligjzbatuese në tavolinën e Kryeprokurores Arta Marku duke e kopsitur dosjen, gati pët gjykim. Por për të vijuar goditjen, Monikës ia do puna të akuzojë Ramën dhe Tahirin për përgjim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com