Nga Sejmen Gjokoli
“ ALB ADRIATICO”- NJË MODEL EUROPE
Muharrem Jazo, një nga bisnesmenët dukatas, ka plot 12 vite që jep e merr me industrinë e kultivimit dhe menaxhimit të peshkut.
Në një nga gjiret fantastike të Karaborunit ka ngritur fermën e akuakulturës të rritjes së koces së famshme të detit me emrin e gadishullit historik.
Më shumë se një dekadë më parë do ta niste bisnesin e tij në fushën e akuakulturës me një grup ivestitorësh të huaj por e ardhmja i takoi mendjes dhe aftësive menaxhuese të vendasve duke u bërë praktikisht dhe ligjërisht zotër të këtij bisnesi ujor.
Por jo vetëm në drejtim të prodhimit.
Ka më shumë se një vit që aty ndanë udhës nacionale ku fillon të shtrihet fusha e njohur e Dukatit, ngrihet godina e përpunimit dhe magazinimit të peshkut “ Alb Adriatico” e cila shënon një model të dukshëm të një bisnesi bashkëkohor.
E çertifikuar nga strukturat përgjegjëse e të kualifikuara të Bashkimit Europian tanimë trajtimi i prodhimit që vjen direkt nga ferma pak kilometra më tutje merr një tjetër dimesion e vlerë.
Falë këtij ivestimi por edhe standarteve bashkëkohore, tanimë tregut të brendshm i është shtuar edhe eksporti me jashtë, në vende të ndryshme të Europës ku peshku i Karaborunit konkuron denjësisht.
Me “Alb Adriatico”, Muharrem Jazo, krahas modelit, na ka dhënë edhe një shembull zhvillimi duke shfrytëzuar burimet natyrore e njerëzore të zonës së Orikum-Dukatit.