Portreti injë njeriu me korrektësi të tepruar njerëzore
Neço Çapo
Me neçon jam njohur këto dy dekadat e fundit, më ka bërë përshtypje korrektësia, urtësia në komunikim si dhe sinqeriteti në bashkbisedim për problem të ndryshme të jetës. Këto janë aresyet që më shtynë të bëj këtë shkrim në gazetën e vendlindjes së tij “Dukati”
-Neço në ç’vit keni lindur?
-Kam lindur në Dukat më 14 mars 1928 me baba Beqir Birbilin (Çapon) dhe nëna ishte Selvia e motra e Sinan Aliut po nga Dukati.
-Ç’di për fisin Çapoj?
-Z’do përmend krejt gjenezën se këtë se e ka shtielluar i ndjeri Axhem Çapo…Lab Çapoja ishte i biri i Çapo Zenelit. Laba bëri Sulo Labën dhe Hysen Labën ; Hyseni bëri Balilin; Balili u martua me Shaibi Lilo Dedenikën një fis i nderuar dhe me pasuri të shumta në toka e blektori. Shaibia lindi ndërmjet të tjerëve dhe Birbilin që është gjyshi im.
-Ç’di për jetën tënde?
-Babai im Beqiri e kishte nënën nga Velça, nga Hasanajt. Jeta e babait tim qe e shkurtër vdiq shpejt dhe unë kam lindur pas vdekjes së tij. Nëna ime Selvia u martua në Lepenic me Ahmet Lepenicën; kurse unë deri në moshën 4-5 vjeç jam rritur nën kujdesin e xhaxhait tim Veledin Birbilit. Mbas kësaj moshe më mori nëna me kërkesën e Ahmetit, mbasi ai më parë kishte qënë i martuar por s’lindte fëmijë, duke më bërë djalin e tij. Ahmeti motrën e tij e kishte martuar në Velç tek Haxhi Hoxha i cili bëri Meçanin, Meçani bëri Lonin që ti e njeh mbasi jini të një profesioni. Meçani mbaroi shkollën e lartë në Itali dhe u specializua për kulturën e ullirit.
-Kë kishte grua Meçani?
-Nëna ime, për të forcuar miqësin dhe unë të kisha përkrahje më të gjërë, Meçanin e martian me Afërditën të bijën e Imer Muços dhe Azbie Muços që isht e motra e Selvisë. Njëkosisht unë isha bërë vëlla me Meçanin.
-Ç’di mbi jetën e Ahmet Lepenicës, njëkosisht babai ytë?
-Ahmeti ishte një ushtarak i zoti por mbi të gjitha patriot dhe i ndershëm, jo i allishverisheve të kohës. Besnik i Ismail Qemalit, Pavarsisë dhe qeverris tija. Ismail Qemali e ngarkoi me deturën e komandantit të kufirit dhe më vonë ai gjithmonë ka qënë në mbështetje të njërzve përparimtar e patriot. Kongresi i Lushnjës, për mbarvajtjen e punimeve, sigurimin ja ngarkojë Ahmetit. Patriotizmin e tij e vlerësojë dhe pushteti monist. Vdiq në vitin 1941.
-Ku keni jetuar me familjen gjatë kohës?
-Në Lepenicë por kryesish në Vlorë bashk me Meçanin. Jetonim me qera se Ahmeti nuk u interesua për vete por pa interesat kombëtare. Nga viti 1942-1943 Meçanin e caktuan me punë në Kavajë e Lushnjë atje mori dhe fëmijët mbas vitit 1944. Kurse unë me nënën qëndruam në Vlorë. Gjat kohës unë vazhdova dhe sudimet në shkollën Tregtare.
Mbas çlirimit të vendit, kur fëmijët e meçanit vanë në Lushnjë, unë me nënën qëndruam në Vlorë. Gjatë kohës unë punova si financier në qëndrën shëndetësore, nëna punoi në kombinat të peshkut. Kurse Meçanin në vitin 1946 e arrestojnë me akuzën: pjestar i një organizate antiparti dhe del nga burgu në vitin 1959.
-Akuza e bërë në drejtim të Meçanit ishte e drejë?
-Po ishte e drejtë.
Gjatë kohës që isha në Vlorë, me shokët që neve në atë kohë ishim të njohur mirë me njëri tjetrin, shprenim dhe mos kënaqësi për pushtetin, më pushojnë nga puna dhe me ndërhyrjen e shokëve tek Namik Xhafa, më caktojnë në fermën e Llakatundit llogaritar, por në vitin 1960 në zyrë më arrestojnë për tentativë arratisje e axhitacion e prapagandë e më dënojnë me 15 vjet burg. Dola nga burgu në vitin 1972.
-Po akuza jote ishte e drejte?
-Po, ne bisedonim me shokët për një jetë më të mirë dhe kjo besonim bëhej në botën e lirë, në Perëndim. Kur dola nga burgu, nënës që punonte në kombinat i kishin dhënë një dhomë në një hyrje në pallat dhe unë qëndrova bashkë me të.
Pas burgut, kërkova punë në kshill dhe ata më caktuan në N.B.Rinia. Këtu punoja në taracime mbasi kisha fituar njohuri në këtë drejtim gjat kohës që isha në burg.
-Dhe sot ku jetoni?
-Po në atë dhomë që gjeta nënën kur dolla nga burgu. Shumë herë pyesi vehten: Si është e mundur që ti të paktën të rregulloje vehten me strehim mbas ndryshimeve të viteve 1991, mbasi ti ke qënë në strukturat drejtuese të të persekutuarve politik dhe strukturave të Ballit Kombëtar që është preferenca jote. Është e drejtë, por unë ju shmanga thashethemeve e preferova të rrija këtu ku jam e të ndihmoja të tjerët.
-Por që e di se disa kanë përfituar dhe më tepër se ç’u takon; dhe ti s’more një minimum të jëtës, një dhomë e guzhinë!
I menduar ai na u përgjigj: Këtë rrugë zgjodha se unë linda bonjak, urrita bonjak e do vdes bonjak
E pra korrektësia e tepruar është “budallallëk” dhe si ti ka dhe ndonjë shok tjetër! Megjithatë korrektësin tënde, qetësin me të cilën komunikon, me çiltërsinë që keni në komunikim shoqëria ju vlerëson e të jeni krenar për këtë.
Bëni të fala Lonit nga Mustafai. E përgëzoj për kujdesin që tregon për juve si babait të tij.
Mustafa Dedenika
Lavdosh Shehu