Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare ish deputeti i PD për qarkun e Dibrës, Idriz Xhomara. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PD, Dhurata Çupi përmes një statusi në Facebook.
Sipas deputetes, “PD në Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme”.
Statusi i Dhurata Çupit:
Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.
Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohëshme nga jeta të ish deputetit Idriz Xhomara,I cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.
Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.
Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.
Ngushëllime.
U prehsh në paqe koleg i nderuar.