Loading...

Zbulohet autori i vrasjes mafioze në Tiranë, viktima u përpoq ta vriste në Spanjë.Ja emri dhe foto

Devi Kasmi mbeti i vrarë me 4 plumba mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në një atentat që tronditi mbarë kryeqytetin.

Ndërkohë ditën e sotme, mediat kanë bërë të ditur emrin e autorit, i identifikuar si Domart Konjari.

Lajmi është bërë i ditur nga “News 24”, duke iu referuar hetimeve te para lidhur me ngjarjen.

Viktima e mbrëmshme ishte shpallur në kërkim në vitin 2010 për falsifikim dokumentesh, por më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.

Policia ka dyshime se ai ka tentuar të vrasë Domart Konjarin në Spanjë, i cili u plagos me 5 plumba por mbijetoi.

Ky i fundit është në arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com