Mësuesi nga Dukati
I “Harruari” i pa Harruar
Për këtë shkrim mora shkas nga një pyetje që më bëri një miku im mësues e drejtues i shkollës 9 Vjeçare Matogjin për shumë vite, Agim Ruka.
Ai, i interesuar për historikun e kësaj shkolle, më tha: -A ke dëgjuar për një mësues nga Dukati Sheme Goxho? -I thash që do interesohem . Të them të drejtën ata që pyeta nga Dukati, midis tyre edhe disa mësues, nuk e njihnin dhe nuk kishin dëgjuar.
Sheme Ahmet Goxho ka lindur në Dukat më 27 Janar 1913. I ati, Ahmet Goxho, kishe 6 Fëmijë, më një ekonomi të dobët. Ajo që e rëndojë më shumë ishte vdekja e gruas së tij.
Gruaja e vëllait, Venetikja, ndërhyri në familjen e Sharrajve në Vlorë për ta dërguar Shemen atje për punët e shtëpisë ku vazhdojë edhe shkollën fillore dhe më vonë Sharrajt i nxorën burs për të vazhduar më lartë.
Në përfundim të studimeve ai doli mesues. Fillimisht u emrua mësues në Matogjin.
Një ish nxënës i tij Velo Malaj, sot 84 vjeç tregon se kemi patur dy mësues nga Dukati, Avdul Haskon dhe Sheme Goxhon.
Sheme Goxho, thotë ai, ishte burr serjoz, tepër punëtor dhe i mbante afër nxënësit, kërkone prej tyre dhe prindërve të tyre sjelle dhe bukurshkrim, kuptohet pa diferencuar edhe lëndët e tjera.
Në përfundim të vitit shkollor 1939-1940 e trasferojnë në shkollën e Vranishtit, ku nuk qëndrojë shumë, sepse përsëri e lëvizin në Kurveleshin e Sipërm, në Gusmar.
Vite të vështira në jetën e tij, por vite kënaqësie në prefesionin e mësuesit.
Nuk vazhdojë shumë sepse Seksioni i Arsimit në Prefekturen e Vlorës e thirrën për ta dërguar në Itali për tu përgatitur si officer. Fillimisht ai nuk pranoi, por duke e paralajmëruar për pushim nga puna, i cili në atë kohë merrte 7 napolona flori, shkoi në Itali.
Pa shumë të dhëna për periudhën e luftës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ai qëndroi në Sardenjë ku punoi si mësues.
Rreth moshës 35 vjeç u martua me një italiane nga Sardenja, ku lindi e rriti tre fëmijë një vajzë e dy djem, vajza Tereza ka përfunduar shkollën e lartë për gazetari, djali Feriku me arsim të mesëm mekanik në një qendër aviacioni, ndërsa djali i vogël Ahmeti ka përfunduar shkollën e lartë për ekonomi dhe i lauruar doktor i shkencave.
Sipas nipit të tij Xhumedi Goxho i cili e vizitoi në vitin 1994, ai ishte rënduar nga mosha, por dhe me një shëndet të dobët.
Xhumediu e ftoi të vinte në Dukat, por pyetjes që ai i bëri nipit të tij – A e ka marë seicili dheun e vet (pronën)? – Mori përgjigje negative.
Së bashku me lamtumirën, gruas dhe fëmijëve i dha lamtumirën edhe fshatit të tij Dukatit. Vdiq në vitin 1998.
I meriton këto rreshta për tu njohur edhe Sheme Goxho si vlerë e fshatit Dukat.
Vitri Zyka