Loading...

Koalicion PD-LSI? Ja përgjigjia e Monika Kryemadhit…

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha se nuk është diskutuar ende për çështjen e koalicioneve me Partinë Demokratike.

“Opozita duhet të unifikojë veprimet dhe axhendën e saj dhe jemi në rrugë të mbarë në këtë drejtim.

Kjo kërkon kohën e saj, pasi nuk ka të bëjë vetëm me bashkëpunimin parlamentar, por në të gjitha nivelet, përfshi edhe strukturat partiake.

Opozita ka filluar të zgjodhet, ndërsa largimi i Ramës është mision kombëtar”, tha Kryemadhi, në studion e Report tv.

E pyetur në lidhje me qeverinë anti-mafia, Kryetarja e LSI-së tha se një qeveri e tillë është ajo pa Edi Ramën kryeministër.

“Në zgjedhje nuk mund të shkojmë me Edi Ramën kryeministër, pasi në të kundërt do të dëgjojmë një tjetër grupim si ai i Habilajve. Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë nga paratë e kanabisit”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo tha se nuk besonte se do të kishte një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

“Nuk besoj, mos harroni se Basha vetëm një marrëveshje bëri me Ramën, ndërsa ne të tjerët bëmë nga 3-4 marrëveshje dhe ai nuk i qëndroi. Ne do të qëndrojmë për t’ia kujtuar Bashës se Rama nuk respekton marrëveshje”, tha Kryetarja e LSI.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com