[sgmb id=”1″]
U respektua sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë Dita Botërore e Librit.
Iishin të pranishëm Prof. Dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Nexhip Mërkuri”, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, Ish drejtoresha historike e Bibliotekës në vite zonja Liljana Gjika, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” zoti Myrteza Mara, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve zoti Albert Habazaj, poet dhe shkrimtar të njohur, nxënës të shkollave dhe prindër të tyre, përfaqësues nga Korpusi i Paqes i Shteteve të Bashkuara etj.
Fjalën e rastin e mbajti Çlirim Hoxha duke theksuar se dita botërore e librit organizohet nga Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.
Më pas u ndanë certifikatat “Miku i Librit” ku u lexua motivacioni për çdo lexues dhe në fund firmosur nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dr. Dritan Leli.
Pas këtij momenti të pranishmit u ngjitën në katin e dytë të Biblioekës ku vizituan ekspozitën me harta të vjetra që tregonin ku shtrihej Iliria pellazgjike e deri te shqiptarët e sotëm në Ballkan, gjetur këto në bibliotekat, arkivat dhe muzetë.