Loading...

Papa Francesku i shkruan Fondacionit “Papa Klementi XI-Albani”

Ati i Shenjte, Papa Francesku, i ka dërguar nje leter Fondacionit “Papa Klementi XI-Albani”, si pergjigje te letres qe Fondacioni Papa Klementi XI-Albani ia dergoi me rastin e 81 Vjetorit te lindjes dhe festave te fund vitit.

Papa Francesku shprehet me fjale te ngrohta dhe mirenjohese ne letren e derguar, duke i kushtuar nje vemendje e i thelluar në mendime. Ati i Shenjte drejton edhe nje ftesë te ngrohtë për t’iu afruar Perëndisë, që vjen afër nesh për të ndaluar dhe për të parë lindjen e Jezusit. Nëse duam të takojmë Zotin- shkruan Ati i Shenjte-, le te mendojmë thjeshtësinë e sinqerte të një fëmije të vogël, butësinë e qenies së tij, dashurine e tij te brishte qe i lidh te gjithe brezat. Ati i Shenjtë i dha me zemër Bekimin Apostolik Fondacionit, duke shpresuar që Zoti t’i japë të gjithëve force qe të braktisin iluzionin e përjetshëm, për ta bërë jetën tonë më të drejtë dhe me të qetë. Ne emer te Papa Franceskut letra eshte nenshkruar nga Imzot Paolo Borgia, Këshilltar për Çështjet e Përgjithshme të Sekretariatit të Shtetit, numri katër i burokracisë së Vatikanit pas Sekretarit të Shtetit Kardinalit Pietro Parolin, Zevendes Sekretarit Imzot Angelo Becciu dhe Sekretarit te Marrëdhënieve me Shtetet Imzot Paul Richard Gallagher.

Letra e Papa Franceskut eshte nje vlersim dhe inkurajim per Fondacionin Papa Klementi i XI-Albani. Fondacioni Nderkombetar “Papa Klementi XI-Albani” ka si mision informimin dhe transferimin e njohurive me karakter historik, fetar, letrar, kulturor etj. tek komunitetet qytetare, nepermjet publikimeve dhe prodhimit te materialeve me karakter historik, fetar, letrar, artistik etj. Qellimi i Fondacionit eshte promovimi i figures dhe te veprave te Papa Klementi XI-Albani me origjine shqiptare, Papa i 243-te i Selise se Shenjte (1700-1721). Fondacioni duke u angazhuar ne aktivitete te ndryshme mbeshtet dhe promovon Papa Klementin ne Shqiperi dhe jashte vendit. Fondacioni “Papa Klementi XI-Albani” eshte themeluar nga Kavalieri i Klasit te Pare, i Kryqit te Madh te Urdherit Piano Prof. Zef Bushati  dhe nje grup nismetaresh. Per kontributin social, per paqen dhe vlerat njerezore, si dhe per realizimin e miqesise midis popujve, Fondacioni vlereson me titujt: Antar i “ Urdherit te Kryqit te Arte ” te Fondacionit, Antar Nderi, Antar i Komitetit Shkencor dhe Senator Akademik i Fondacionit.

Fondacioni ka organizuar simpoziume ne Tirane me titullin “Papa Klementi dhe Shqiptarizma”, ku jane trajtuar temat nga studiues e historiane, “Papa Klementi XI-Albani frymezues i Kuvendit te Arberit”, “Disa paraardhes shqiptare te Papa Klementit” “Rendesia Kulturore e Gjuhesore e Kuvendit te Arbrit dhe Papa Klementi”, “Ndryshimet ne panoramen fetare te Shqiperise dhe Papa Klementi”, “Papa Klementi dhe Kuvendi i Arbnit”,etj.

Fondacioni ka dhene kontributin ne organizimin e ceremonise se inagurimit te emrit te rruges dhe Qendres Ate Anton Luli dhe e ka nderuar Ate Anton Lulin mbas vdekjes me titullin e larte Antar i “Urdherit te Kryqit te Arte”.

Fondacioni ka organizuar ne Rome ne Kishen e Komunitetit Shqiptar “Shen Giovanni della Malva” ne Trastevere, “Celebrimin Eucaristic me rastin e 284 vjetorit te vdekjes se Papa Klementit”. Fondacioni ka organizuar në Romë, Konferencen me temen: “Objektivi i Ballkanit: Kufinj të rinj për Ndërkombëtarizimin”. Ne Konference moren pjese personalitete te larta te Vatikanit dhe te Italise. Ne perfundim u nderua me titullin Antar i “ Urdherit te Kryqit te Arte ”, Sekretari i Shtetit te Vatikanit si dhe personalitete te tjere. Gjithashtu u nderuan edhe me titullin “Antar Nderi”.

Fondacioni eshte binjakezuar me Shoqaten e Kavaliereve te Shen Silvestrit ne Itali, Akademine Bonifaciana, Norman Academy, Akademia Nderkombetare Mauriziana ne Itali, Urdherin  e Kavaliereve te Shen Mikelit Harketar ne SHBA, Urdherin e Kavaliereve te Shen Palit dhe Shen Pietrit ne Australi,etj, dhe punon per zgjerimin e kontakteve edhe me Fondacione dhe Akademi te tjera ne shtete te ndryshme te Europes dhe Botes.

Ne aktivitete te perbashketa te Fondacionit ne Rome me Akademine Bonifaciana dhe Norman Akademy jane nderuar me tituj personalitete te larta te Kishes Katolike dhe intelektuale, profesore, gjenerale, doktore,etj.

Fondacioni ka 47 Antare te “Urdherit te Kryqit te Arte” midis te cileve Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit te Vatikanit, Kardinalin Agostino Vallini, Kardinalin Paul Poupard, Kardinalin Jose Saraiva Martins, Kardinalin Dario Castrillon Hoyos, Kardinalin Kurt Koch, Kardinalin Edwuin Frederick O’Brien, Mons. Enrico dal Covolo, Mons. Luigi Francesco Casolini Di Sersale,  Mons. Antonio Ciliberti, Mons. Franco Croci, Avv. Jeffrey Lena ne Vatikan, Gjeneral. Prof. Stefano Murace, Prof. Dott. Comm. Giulio Tarro, Gjeneral Dr. Rocco Panunzi, Duca Riccardo Giordani di Willemburg, etj. Fondacioni ka 32 “Antar Nderi”. Fondacioni ka perfaqesuesit e tij ne Itali, Gjermani, Brazil, Angli,etj.

Presidenti i Fondacionit Zef Bushati u shpreh: Faleminderit Ati i Shenjte, faleminderit Papa Francesko, per letren qe Ju na derguat. Ne shqiptaret lutemi per Ju Ati i Shenjte. Zoti ju bekofte.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com