Loading...

Ministrja e Drejtësisë reagon për ekstradimin e Nezar Seitaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar për ekstradimin e Nezar Seitaj në Itali. Në një reagim në Facebook, Ministrja thotë se ekstradimi është bërë në bazë të ligjeve shqiptare. Ajo shton se përdorimi i kësaj çështje nga opozita është një alarm fals, pasi prokuroria shqiptare mund të vijojë hetimet edhe në Itali.

Deklarata e plotë e ministres së Drejtësisë:

Nezar Seitaj u ekstradua në Itali, në zbatim të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësise italiane, konform ligjeve dhe akteve ndërkombëtare.

Ai sot është në duart e prokurorisë italiane. Por opozita vijon të konsumojë përditë energji për një alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lirë dhe jo që iu dorezua pikërisht drejtësisë italiane.

Organet e akuzës shqiptare nuk i pengon asgjë, përkundrazi kanë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për të bashkëpunuar me ato italiane me qëllim për të marrë dhe për të përfituar çdo informacion që do t’ju nevojitet për efekt hetimi.

Çdo veprim ndryshe nga ekstradimi do të përkthehej dhe nga shteti italian si mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Jam e bindur se nëse nuk do të ishte ekstraduar, kjo opozitë kaq haptaz e trembur prej reformës në drejtësi, do të thoshte “nuk i’a dorëzuan antimafias italiane, po e mbajnë këtu për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë”…

Kështu që në pamundësinë për të gjetur se cila do të ishte zgjidhja me e mirë për një opozitë që tenton të manipulojë edhe atëherë kur nuk ka, ne thjesht na mbetet të shpjegojmë me durim përmes fjalëve dhe tregojmë me këmbëngulje përmes veprave, se ligjshmëria është busulla e vetme që orienton vendimmarrjen tonë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com