Loading...

Mançester Siti transferon Laporte për një shifër rekord

Mançester Siti transferon mbrojtësin e Atletiko Bilbaos, Aymerik Laporte për shifrën rekord të 65 milionë eurove. 23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me skuadrën angleze.  Lajmi është konfirmuar nga skuadra spanjolle, ku lojtari me anë të një letre ka përshëndetur të gjithë në Bilbao.

“Sa shumë për të thënë në pak fjalë… Dua të ju falënderojë të gjithëve për gjithçka që më keni dhënë. Erdha si tinejxher dhe këtu u rrita si person dhe futbollist. Përshëndetja ime është për një sfidë tjetër në karrierën time. Nuk është një lamtumirë, po një shihemi së shpejti. Po e lë një klub unik, ndryshe dhe që nuk do ta harrojë kurrë!”, shkruhet në letrën e Laportes. Ai ka luajtur më shumë se 200 ndeshje që nga debutimi me Bilbaon në vitin 2012.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com