[sgmb id=”1″]
Cristiano Ronaldo nuk e kishte menduar kurrë se shokët e tij të skuadrës do të lejonin rivalët që të shënonin golin e avantazhit pas barazimit 2-2. Sulmuesi portugez është tërbuar me disa prej lojtarëve të Realit pas golit të tretë, duke përdorur dhe ofendime të rënda.
Sulmuesi portugez sipas gazetës “Marca”, pas pësimit të golit të tretë gati në lot u ka thënë shokëve: “A keni nevojë për p***?”
Modric nuk arriti të mbulonte krahun e tij në mesfushë, ashtu si edhe Marcelo, i cili nuk arriti që të ndërhynte ndaj kundërshtarit, dhe kjo e ka nervozuar së tepërmi Ronaldon, raporton Albeu. Mbrojtësi brazilian brenda pak ditësh nga hero me Bayernin, u shndërrua në dështak ndaj Barçës.