Loading...

E reja: Vjehrra nuk ma fal kurrë që nuk pranova të ndërroj…

Edhe pse është viti 2018 në vendin tonë ka ende familje që dëshirojnë që fëmijët e tyre me patjetër të marrin partnerë të të njëjtit besim fetar. Edhe pse feja apelon për bashkim, shpesh keqinterpretimi i saj sjell probleme edhe në familje. Kjo është historia e trishtë e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Në jetën time kam besuar gjithmonë në Zot, kam munduar të sillem mirë, të dëgjoj dhe respektoj parimet e familjes.

Ama kjo gjë nuk është sërish e mjaftueshme për nënën e burrit tim.

Jam një 28-vjeçare nga Kopliku e martuar në Shkodër. Burri e kam njohur me dashuri që në shkollë.

Por ne të dy kemi fe të ndryshme. Familja e tij, më saktë vjehrra, nuk pranonte që ne të fejoheshim, sepse e donte nusen myslimane.

Por dashuria ime dhe e burrit e kaloi këtë pengesë, e pas shumë peripecish, ne ja dolëm të fejoheshim dhe të martoheshim.

Ama vjehrra nuk ma fal kurrë që unë nuk pranova të ndërroja fe kur u martova.

Jam vajzë e formuar dhe nuk kuptoj pse duhet të ndërroj fe në këtë moshë, kur ne të gjithë kemi një zot mbi kokë.

Pak se hoqa dorë nga ëndrra që kam patur të martohem në kishë. Por për vjehrrën time kjo është normale.

Që kur jam martuar nuk e shoh një ditë të qeshur. Më sheh tërë inat, si ha, si pastroj, çfarë bëj.

Për të unë nuk marr vesh si mbahet familja as shtëpia. Se ne katolikët për të jemi më modern.

Burri më thotë të mos ja vë shumë veshin, por më krijon shumë ankth dhe stres, aq sa as fëmijë s’po bëjmë dot edhe pse analizat na dalin mirë.

Burri nuk ka shumë qejf të ikim nga shtëpia, në fakt as unë. Se vjehrra ka çfarë ka, është nëna e djalit që dua.

Por nuk po di si ta bind që unë si edhe ajo besoj shumë, rëndësi ka të jemi në harmoni dhe ta duam njeri-tjetrin si një familje e vërtetë.

Çfarë më këshilloni? Nuk duam ta braktisim, por edhe kështu u bënë dy vite që s’më pranon dot dhe vetëm nerv ka në shtëpinë tonë…Faleminderit!”, shkruan ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com