Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Manastir, ku një nënë bashkë me djalin e saj 17-vjecar ka humbur jetën, pasi banesa është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Daveani, shkruajnë mediat maqedonase.
Dy zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.