Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nuk nguroi të tregonte edhe bisedën e tij me presidentin e Serbisë në Davos, Aleksandër Vuçiç.
Ai bëri me dije se kishin biseduar edhe mbi vrasjen e liderit politik serb, Oliver Ivanoviç, në Kosovë. Rama tha se kjo ngjarje nuk do të ndikonte negativisht në mbarëvajtjen dhe ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i qeverisë bëri me dije:
Nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne konstatuam se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të komunitetit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e mbështesin fuqimisht dhe nga ana tjetër në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që tani po hyjmë në një fazë të re, ku siç e konstatuam edhe në forumin e Davosit ka një rritje të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri”.