Zgjatet edhe me një muaj afati për konsumatorët familjarë për të formalizuar marrëveshjen me ndërmarrjen e ujësjellësit e kanalizimeve.
Ministri Damian Gjiknuri deklaroi se afati shtyhet deri më 28 shkurt.
Në një prononcim për median Gjiknuri deklaroi se ky afat do i japë më shumë kohë konsumatorëve familjarë të formalizojnë aktmarrëveshjen me ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve.
Ndërkohë më 1 shkurt do të nisë verifikimi derë më derë i subjekteve të biznesit.