Një i ri humbi jetën pas nje sherri te pergjakshem mes shqiptareve dhe grekeve ne sheshin Kalohori në Selanik.
Mediat greke raportojne se viktime mbeti një grek 22-vjeçar, i cili thuhet se u sulmua nga një thikë. Ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Sindos, por nuk arriti te shpetonte.
Sipas policise, deri tani, nëntë të rinj janë arrestuar. Thuhet se sherri ishte mes shqiptareve dhe grekeve, te cilet u perleshen, e me pas perdoren thika dhe sende te tjera te forta.
Por nuk ka asnje motiv per shkakun e ketij sherri. Greku i pafat ne perleshje e siper u godit me thike ne gjoks dhe kjo i shkaktoi vdekjen.