PATË QË U MBARSË MALI
—— mënaj ——
Patë që u mbarsë mali
dhe polli një mi
Refreni Lul Bashës
do në qeveri.
Mafia e Shqipërisë
Vrasësi i pabesë
Qeveri antimafje
Luli pa turp bërtetë
Si para një viti
Doli prap në shesh
Qeveri kërkonë
E do si peshqesh.
Patë që në shesh dolën
banditë e hajdut
Luli e Monika
Ulërihnë si ujk.
Patë që s’ka kuptim
çfarë u tha në shesh
Tjetër ku fle lepuri
Gjithë e marin vesh.
Gjithë e kuptojnë mirë
Se çdo opozita
Atë e thotë qartë
BE dhe Amerika.
Patë që populli shkret
Pas belihait shkonë
S’ di kujt ti besojë
Thjesht do të jetojë.
Shumë në bulevard
Si derri në thes
S’dinë kujt ti besojnë
U është vrarë çdo shpresë.
Të kërkosh shpëtim
Nga Mona dhe Luli
Digjesh përvëlohesh
E prap shkonë te qulli.