Loading...

Greqisë i ikin 100 mijë emigrantë shqiptarë

Pakësohet me rreth 100.000 numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi. Vendi fqinj nuk përbën më një nga objektivat për punësim dhe sigurim të ardhurash. Aktualisht synimi i tyre mbetet Gjermania, Anglia, Franca, Italia, vendet e BE, Amerika, Kanadaja, vendet arabe e pse jo edhe Kina.

Nga statistikat e Ministrisë së Brendshme, bie numri i emigranteve shqiptarë nga 480.804 që ishin te regjistruar në 2011 bie në 387.023 për 2016. Në Greqi ndodhen 557.476 emigrantë të ligjshëm. Këta janë 290.044 burra dhe 267.432 gra që punojnë ose i janë dhënë leje qëndrimi për arsye humanitare ose për arsye të tjera ose po studiojnë në Greqi.

Harta e qytetarëve nga vendet jo anëtare të BE-­së që jetojnë në Greqi pasqyron statistikat e Ministrisë së Brendshme, të ashtuquajturit imigrim ligjor

Komunitetet më të mëdha në Greqi, dhjetë, kryesisht vende të treta, janë grupet më të mëdha të të huajve në Greqi, bazuar në statistikat e përditësuara të Ministrisë së Brendshme (19 prill 2016), shkruan infoelbasani. Shumica e tyre me qëndrim të ligjshëm të huaj vijnë nga Shqipëria (387.023), Ukraina (19.595), Gjeorgjia (18.334), Pakistani (16.578), India (14.357), Egjipti (12.084), Filipinet (10.468) , Bangladeshi (6,301), Siria (5,799), Kina (4,840) .

Me numrin e vogël gjithashtu në Greqi, numri i emigrantëve nga Nigeria (1,965), Turqia (1,554), Maqedonia (1,378), Bjellorusia (1,348), Kazakistani (1,324),  etj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com