[sgmb id=”1″]
Margaret Howarth, një 97- vjeçare angleze nga Middleton në Mançester, është gjyshja me më shumë nipër dhe mbesa në botë. Howarth ka 154 nipër dhe mbesa.
Nga kjo shifër ajo ka 45 nipër dhe mbesa me moshë mesatare mbi 40 vjeç. Gjithashtu 84 janë në moshë madhore dhe 25 prej tyre janë stërnipërit dhe stërmbesat e saj.
Howarth ka 12 fëmijë me burrin e saj të ndjerë Robert, ndërkohë që ajo kujton se disa prej fëmijëve të saj i kanë vdekur. Një djalë që quhej Robert si i shoqi, vdiq që foshnjë. Dy nga vajzat e Margaret, Anne dhe Mary, gjithashtu kanë ndërruar jetë në moshë madhore.
Ndërsa Patricia, Christine dhe Kathleen, si dhe djemtë James, William, John, Michael dhe Steven, gëzojnë shëndet të plotë dhe janë rreth moshës 50 deri në 70 vjeç.
Më i vjetri nga nipërit e saj është 52-vjeçari Anthony Conroy, ndërsa më i riu është stërnipi i saj Jack Gavin, vetëm 7 muajsh.
Margaret është një tifozë e flaktë e Manchester United dhe i pëlqen gjithmonë që t’i ndjekë ndeshjet së bashku me djemtë e saj.
Mrgaret ka lindur në vitin 1919 në Spitalit Salford, të Britanisë. Ajo u martua me Robertin në vitin 1939 dhe për vite me radhë punoi në fabrika të ndryshme.
Mbesa e Margaretës, Amanda Meekin, tha se gjyshes së saj i pëlqen bashkëjetesa në familje të madhe dhe shumica e nipërve dhe mbesave, ende jetojnë në Middleton në veri të Mançesterit.