Mësohet se policët e vendosur përpara Kryeministrisë kanë marrë një mesazh të qartë nga Policia e Shtetit, që të kenë kujdes kur të mbarojë fjalimin Lulzim Basha.
Basha u ngjit i fundit në podium, e pas fjalës së tij u mbyll protesta. Por pikërisht në këtë moment, oficerëve u është dhënë porosia që të mos ndërhyjnë dhe të shmangin çdo provokim.
Mesa duket policia ka patur frikë se protestuesit e PD, në fund të protestës, do tentojnë të vendosin banderolat përpara Kryeministrisë, apo do të bëjnë ndonjë veprim tjetër që cënon sigurinë prandaj kanë marrë direktiva edhe për skenare të tillë.
Gjatë protestës, prezenca e policisë ishte e shumtë, madje duke zbarkuar pranë Kryeministrisë edhe me mjete të rënda.
Gjithashtu në tarracat e ndërtesave janë parë spnaipera, si dhe është bërë me dije s enë protestë do të ketë edhe monitorim nga agjentë të huaja. Gjithë këto masa janë ndërmarrë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.