Në protestën e sotme të thirrur nga opozita nuk munguan pankartat dhe banderolat. Ama mbizotëronin ato që denonconin lidhjet qeveritare me trafikun e drogës. Ndër të tjera spikat edhe kjo pankarët që mban në duar ky djalë, e cila pas përfundimit të protestës në shesh po bën xhiron e rrjetit.
Gjatë fjalë së tij në protestë, lideri i PD-së, Lulzim Basha nga podiumi i ngritur para zyrës së kryeministrit Edi Rama ka lëshuar një mesazh edhe për ambasadorët e huaj.
Sipas tij, shqiptarëve iu ka arritur thika në palcë nga kjo qeveri dhe opozita e tij s’mund ta pranojë më një situatë të tillë.
“Thika iu ka arritur shqiptarëve në palcë, iu them të huajve se kjo nuk është Shqipëria europiane. Kjo është diktaturë europiane. Ne e refuzojmë, nuk e duam e nuk e duam shqipërinë me standardet e Afrikës e Azisë. Unë jam kryetari i një partie që ka lindur me thirrjen ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”,- tha Basha.
Kryedemokrati shtoi se: “Në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, aniteuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur.Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave.
Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës”,- shprehet Basha.